Dyshohet se u përdorën për atentate, gjenden 3 armë pranë burgut të Peqinit

schedule20:47 - 8 Janar, 2022

schedule 20:47 - 8 Janar, 2022

Policia e Elbasanit ka sekuestruar tre armë, dy pistoleta dhe një kallashnikov mbrëmjen e sotme në Peqin.

Burimet thanë për Abc se armët u gjetën në një ambient pranë burgut të Peqinit.

Policia ka shoqëruar në komisariat një person për ta marrë në pyetje, për të zbuluar më shumë detaje.

Dyshohet se armët mund të jenë përdorur nga kriminelët për atentatet që kanë ndodhur vitin e kaluar në aksin Elbasan- Rrogozhinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!