Një hulumtues në Parlamentin e Britanisë së Madhe është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën. Policia ka konfirmuar se dy burra, një në të 20-tat dhe një në të 30-tat, janë arrestuar në mars nën dyshimin për spiunazh.
Burimet e BBC-së kanë bërë të ditur se një nga ta është hulumtues parlamentar i përfshirë në çështjet ndërkombëtare. Siç është raportuar fillimisht në “Sunday Times”, mësohet se hulumtuesi kishte lidhje me disa deputetë konservatorë.
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjen kineze. Një zëdhënës ka thënë se Sunak është takuar me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, gjatë Samitit të G20 në Indi, dhe ia ka shprehur shqetësimin “për ndërhyrjen kineze në demokracinë parlamentare të Britanisë së Madhe”.