Dyshohet se organizoi vrasjen e Behar Sofisë, prokuroria kërkon 35 vite burg për Jemin Sherën

schedule12:15 - 3 Shkurt, 2025

schedule 12:15 - 3 Shkurt, 2025

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

Shera është në kërkim, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!