Mashtronin qytetarët përmes një “call center-i”, 7 të proceduar në Durrës

schedule12:50 - 13 Maj, 2022

schedule 12:50 - 13 Maj, 2022

Shtatë persona janë proceduar penalisht në qytetin e Durrësit për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave”.

Mësohet se procedimi penal ka nisur për Dorjan Nika, 27 vjeç, Olsiana Mucollari, 31 vjeçe, Aleksander Staka, 26 vjeç, Marsida Dauti, 28 vjeçe, Edmond Shehu, 32 vjeç, Iva Jaupi 30 vjeçe dhe Eldrit Papadhima, 22 vjeç.

Dyshohet se të rinjtë e përmendur më sipër, ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në subjekt privat. ABC mëson se bëhet fjalë për një “call center”  në të cilën ofroheshin ose shiteshin produkte kozmetike, ndërsa një pjesë e tyre operonin në bursë. /abcnews.al/