Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se konsumoi mbidozë ilaçesh, 23-vjeçari në Shkodër përfundon në spital

schedule12:59 - 20 Tetor, 2023

schedule 12:59 - 20 Tetor, 2023

Një 23-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës ditën e sotme për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se i riu ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Ndërkohë  23-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, 23 vjeçari, banues në fshatin Dobraç, i cili dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. 23-vjeçari vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ndërkaq grupi hetimor vijon të punojë për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!