Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet për konflikt familjar/ Qëlloi me armë drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori në Mirditë

schedule15:06 - 20 Qershor, 2025

schedule 15:06 - 20 Qershor, 2025

Mirditë- 51-vjeçari Luan Vukaj, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt banesës së një 30-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025.

Ishte 30 vjeçari që njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit 30-vjeç, vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!