Pas vrasjes së mbrëmjes të së premtes të Andi Zylyfit dhe plagosjes së shokut të tij Ardit Uruçi policia ende nuk ka mundur të zbulojë autorët e atentatit, por ka shoqëruar 10 persona për tu pyetur rreth ngjarjes së rëndë.
Policia ka shoqëruar 10 persona pas atenatit me armë në aksin Elbasan-Peqin mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i vrarë 26-vjecari Andi Zylyfi dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi, 23 vjec. Policia po vijon ende kontrolllet për të rënë në gjurmë të autorëve që kryen atentatin në fshatin Përparim, të Peqinit. Për të ndjekur nga afër situatën, ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ka mbledhur drejtuesit policise se Elbasanit dhe ka kërkuar që të zbardhet sa më parë ngjarja e të kapen autorët. Gjatë natës u ngritën një sërë postblloqesh në rrugët nacionale dhe u kryen kontrolle në ambiente ku dyshohet se mund të fshihen autorët. Sipas të dhënave, të paktën 10 persona janë marrë në pyetje në lidhje me këtë atentat, por deri më tani nuk ka një version zyrtar lidhur me autorët. I plagosuri Ardit Uruçi, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit, është dërguar për shërbim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka marrë plumb në pjesën e kokës dhe në këmbë. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes.
Sipas të dhënave, Andi Zylyfi sapo ishte kthyer nga emigracioni një ditë më parë. Ai ishte djali i hallës i Endrit Alibej, i cili u ekzekutua në një atentat më 29 dhjetor të vitit të kaluar në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku mbetën të vdekur edhe Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Hetuesit mendojnë se ky atentat ka lidhje pikërisht me këtë ngjarje ndaj dhe hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë pistë.
Ndërkohë, një 23-vjeçar ka mbetur i vdekur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa është plagosur rëndë shoku i tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Përparim të Peqinit. Persona ende të pa identifikuar nga policia, të cilët po udhëtonin me një automjet, kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të dy personave që ndodheshin brenda një mjeti tjetër. 23-vjecari Andi Zylyfi është qëlluar me plumb në kokë duke mbërritur i pajetë në Spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion i plagosuri tjetër, Ardit Uruçi, 21 vjeç.
Të dy të rinjtë ndodheshin në të njëjtin mjet kur janë qëlluar me breshëri armësh.Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, Abcnews.al mëson se viktima Andi Zylyfi është kushëriri i parë, djali i hallës së Endrit Alibej ose Dylgjeri, që u vra së bashku me xhaxhain e tij Arben Dylgjeri, si dhe shtetasin turk Erdal Duranay.
Krimi i trefishtë ndodhi në Bradashesh të Elbasanit, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet ku u qëlluan me breshëri kallashnikovi. E shkuara kriminale e Alibejt, lidhjet me bandat e drogës u dyshua si shkak i kësaj ngjarjeje një vit më parë.
/abcnews.al