Dyshohet nga Covid, aktorja e njohur e Hollywood ndërron jetë papritur në moshën 38 vjeçare

schedule10:31 - 14 Janar, 2021

schedule 10:31 - 14 Janar, 2021

Aktorja e njohur e Hollywood, Jessica Campbell ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçe. Sipas TMZ, ajo ka humbur jetën në Portland, më 29 dhjetor.

E ndjera ka lënë pas djalin e saj dhjetëvjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se humbja e saj ishte e papritur. Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

Në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete.

TMZ deklaroi se tezja dhe ndihmës mjekët e thirrur u përpoqën ta shpëtonin Campbell por fatkeqësisht nuk ia dolën. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë e infektuar me Covid-19 pasi para se të mbyllte sytë, ka thënë se i duket sikur është ftohur.

.Kujtojmë se Jessica Campbell u bë e njohur nga roli që luajti në “Election” në vitin 1999. l.k/abcnews.al