Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshimet e kushëririt të italianit/ Flet për mediat italiane: Konflikte me ortakët

schedule15:31 - 29 Shtator, 2025

schedule 15:31 - 29 Shtator, 2025

I afërmi i Edoardo Sarchit, biznesmeni Italian i vrarë në rrethana ende misterioze në Tepelenë, ka hedhur dyshime gjatë intervistës së tij për La Reppublica se 44-vjeçari mund të jetë vrarë nga dy djemtë e ortakut të tij Eqerem Braçi.

“Diçka ka ndodhur me dy fëmijët e ortakut të tij. Mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimi do të sqarojë gjithçka. Nuk mund ta kuptojmë pse u vra Edoardo; po presim motivet pas kësaj vrasjeje të tmerrshme. Si mundën t’ia bënin këtë kushëririt tim?”

Riccardo Barbieri shprehet në intervistën për median italiane se se shpreson në sqarimin sa më parë të këtij krimi.

“Gruaja e tij është atje, sigurisht. Doja të shkoja në funeral, por nuk munda. Motra e tij gjithashtu nuk mundi të shkonte në kohë në Shqipëri. Kushërinjtë e tij, me të cilët ai filloi të punonte 20 vjet më parë, janë gjithashtu atje. Xhaxhai i tij Augusto Nidoli themeloi kompaninë Edilcentro 30 vjet më parë, e cila tani drejtohet nga djali i tij Antonio. Tani shpresojmë që autoritetet shqiptare do ta sqarojnë plotësisht situatën.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!