Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi ninez koronavirusi, raportojnë mediat kosovare.
Më herët u dyshua se një grua e rreth të 30’tave u kthye në Kosovë pas disa ditë pushime në Itali.
Ministri i Shëndetsisë Arben Vitia beri me dije se personi ndodhej në Klinikën Infektive të QKUK’së.
Ministri Vita beri me dije se personi u vendos në karantinë dhe ndërkohë pritej përgjigja e analizave në lidhje me këtë rast të dyshuar.
“Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kalu nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, ka thënë Vitia.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, tha se për shkak të disa simptomave pacientja ka kërkuar ndihmë mjekësore./abcnews.al