“Dyshime për kërcënime nga grupe terroriste serbe”, merren në mbrojtje Krasniqi dhe Abdixhiku

schedule20:47 - 6 Nëntor, 2023

schedule 20:47 - 6 Nëntor, 2023

Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes, me rekomandim të Policisë së Kosovës.  Kjo pasi ka informacione për kërcënime të mundshme nga grupe terroriste serbe, bëjnë me dije mediat në Kosovë.

Gjithashtu Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku, është marrë në mbrojtje të policisë.

“Me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, ka bërë me dije drejtor i Komunikimit në PDK, Valmir Klaiqi.

Nga ana tjetër, Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, njëkohësisht anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se duke marr parasysh që një pjesë e madhe e armëve është konfiskuar, rigrupimi i terroristëve nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën.

“Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, është shprehur ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!