Ish-aktori i Disney, Dylan Sprouse thuhet se u martua me të dashurën e tij prej më shumë se pesë vitesh modelen Barbara Palvin gjatë një dasme në Hungari, sipas gazetës lokale Bors Online, e cila publikoi foto të modeles me një fustan të bardhë nusërie dhe vello më 15 korrik.
Çifti ndau publikisht lajmin e fejesës së tyre në qershor, duke vënë në dukje në një intervistë të përbashkët se fejesa u zhvillua në shtator 2022.
Në fakt, Palvin pranoi se fejesa “më stresoi më shumë se dasma”.
“Dua të them, një djalë ka kohë për t’u përgatitur për një propozim, Dylan e mbajti unazën për shtatë muaj para se të shtronte pyetjen, por për mua, ishte pikërisht atëherë dhe aty,” kujtoi ajo.
Dylan Sprouse and Barbara Palvin got married over the weekend in Hungary. ? https://t.co/uKbBHkYvGV
— Pop Crave (@PopCrave) July 17, 2023
Për më tepër, 29-vjeçarja zbuloi se vendndodhja e tyre e dasmës në Hungari ishte e panegociueshme që në fillim.
“Jam e emocionuar të tregoj atë anë të vetes sime dhe të shfaq kulturën time, vendet ku u rrita dhe vendet ku kam qenë”, vazhdoi modelja. “Ndjehem sikur shumë njerëz do të mësojnë edhe më shumë për mua në këtë mënyrë. E di që nuk kishte si të mos martoheshim në Hungari, sepse prindërit do të më kishin vrarë”.
Historia e dashurisë së çiftit daton në vitin 2018 kur çifti nisi të takohej. Në shtator 2018, ata e kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre në Instagram dhe në tapetin e kuq në një festë të Javës së Modës në Nju Jork./abcnews.al