Banorët e Librazhdit kur janë interesuar për të blerë dru janë përballu me një çmim dy herë më të lartë se një vit më parë. Ai varion nga 6.500 deri në 7.500 lekë për metër kub. Pensionistët janë dhe katergoria më e varfër. Pritet që ata të kalojnë një dimër të vështirë. Një prej tyre me lot në sy thotë se do ngohet me batanie.
“70, ku ti gjej. Unë 130 mijë lekë marr, mua s’më dalin për të blerë ilaçe dhe për të ngrënë. Ne jemi bërë për të qarë me lot, më prishet gjaku. Pa zjarr ç’të bëj, do ngrohem me batanie, do hedh dy batanije.”
Edhe të tjerë të moshuar kanë ndërmend të blejnë as një metër dru.
“Nuk i kam blerë, s’kam pare.”
“Janë të shtrenjtë, nuk I blej dot s’kam të ardhura.”
“I kanë rrit çmimet I kanë çuar në tavan. Pensioni I ulët dhe me ushqime nuk furnizohemi dot.”
“60-70 mijë një metër dru se çojmë dot më shumë se dy javë, se nuk gatuajmë dot as me gaz se kemi frikë, plaka s’mundet. Jetoj me gruan dhe vajzën, jemi të shkundur. Drutë ikin në Itali, ne dridhemi këtu!”
Me çmim po kaq të lartë të druve po përballen dhe qytetarët e Korçës. Pak ditë më parë disa prej tyre thanë për abc se këtë dimër do të reduktojnë sasinë e druve që do të përdorin. /abcnews.al/