Më në fund po bëjnë lojën e tyre. Pas shënimit të golit të parë të sfidës, “Pancerat” e Gjermanisë nuk kanë vonuar teksa kanë arritur të dyfishojnë shpejt shifrat përballë “Vikingëve” të Danimarkës, duke mbyllur pak a shumë hesapet e kualifikimit për në çerekfinale.
Një kundërsulm vrastar i djemve të Julian Nagelsmann është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Jamal Musiala, i cili me një goditje potente ka dërguar topin në rrjetën e Schmeichel. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al