Dyfishohen shifrat, Dinamo gjen golin e dytë në “Elbasan Arena”

schedule18:15 - 22 Tetor, 2023

schedule 18:15 - 22 Tetor, 2023

Me fillimin e pjesës së dytë, “blutë” e Dinamo City janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur golin e “sigurisë”, në përballjen e javës së 9 të Kategorisë Superiore, ndaj “durrsakëve” të Teutës.

Një aksion fantastik i kryeqytetasve finalizohet më së miri nga “fantazisti” brazilian i mesfushës, Denisson Silva, i cili me një goditje fantastike në minutën e 55′ të sfidës mposht portierin Beqja. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al