Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dyfishohen rastet me COVID-19 në Greqi, 13 viktima dhe 204 të intubuar

schedule16:43 - 29 Qershor, 2021

schedule 16:43 - 29 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 605 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima, ndërsa numri i pacientëve që janë të intubuar dhe po luftojnë me sëmundjen në spitale është 204.

Krahasuar me ditën e djeshme sot në vendin fqinj ka pasur një rritje të numrit të infektive dhe fataliteteve, pasi të hënën ishin 362 raste të reja dhe 8 humbje jete.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.



Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur portat për turistët./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!