Dyfishohen gjobat e policisë rrugore: 1531 shoferë të arrestuar në 2022, përdorimi i celularit shkaku kryesor

schedule15:36 - 14 Janar, 2023

schedule 15:36 - 14 Janar, 2023

Rritet numri i shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë. Të dhënat e Policisë tregojnë se gjatë vitit që lamë pas, u arrestuan dhe proceduan gjithsej 1531 persona për shkeljet që ata kryen, 330 më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Numrin më të lartë e mbajnë shoferët që kanë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt. Në total u proceduan 1,196 autorë.

E konkretisht 594 persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 534 persona për “drejtim mjeti pa lejedrejtimi” dhe 68 të tjerë “për përdorim të lëndëve droguese-psikotrope”.
203 shoferë u arrestuan nga policia me akuzën “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe 132 shoferë janë proceduar për vepra të tjera.

Krahas shkelësve të rrugës, në kryeqytet gjatë vitit 2022 u dyfishuan edhe gjobat, krahasuar me vitin 2021.

Vitin që lamë pas u vendosën 119,384 masa administrative. 73,522 gjoba më shumë se në vitin 2021.

Shkelja më e shpeshtë që kryejnë qytetarët ka rezultuar se është përdorimi i celularit në timon. U vendosën për këtë shkelje 38,233 masa administrative. Afro 27 mijë më shumë se në 2021-in.
Pasohet nga mos përdorim rripi të sigurimi, me 21,156 gjoba të vendosura.

Më pak gjoba të vendosura për ecje me shpejtësi, shoferët e motorravë që nuk përdorin kaskë mbrojtëse, mosdhënie përparësi këmbësori, parakalimet e gabuara, si dhe shoferët që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!