Dyfishim të rasteve me COVID-19 në Fier, shtohen dezinfektimet në terren

schedule11:09 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:09 - 10 Gusht, 2020

13 rastet e fundit ne Fier me Covid-19 kanë bërë që të shtohen dezinfektimet në terren.

Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi.

Nga 13 personat e rezultuar pozitiv 8 prej tyre u konfirmuan në Patos të cilët ishin infektuar në një dasmë në Zharrës dhe 4 në Fier.

Këta të fundit e morën virusin në një ceremoni mortore në Cakran.

Po ashtu mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh të kontakteve pozitive, ndërsa pritet përgjigja e testit të tyre.  Ndërkohë pjesa tjetër e rasteve janë duke u ndjekur nga mjekët e familjes dhe specialistët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!