Italia është duke u përballur me një tragjedi të vërtetë sa i përket numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive me koronavirus. Por, duket se virusi është duke prekur ndjeshëm edhe stafet e spitaleve duke ulur kapacitetet e shtetit italian.
Sipas të dhënave të publikuara sëfundmi, mësohet se nga koronavirusi janë prekur 2 629 mjekë dhe infermierë, ose 8.3 për qind e stafit total të personelit.
Siç raporton Al Jazeera, shifrat janë shqetësuese edhe për faktin se numri i stafit mjekësor të prekur nga koronavirusi në Itali është gati dyfishi i Kinës edhe pse numri i të vdekurve është i përafërt.
Dita e djeshme ishte më tragjikja për Italinë me 475 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve është rreth 30 000. /abcnews.al

