Dy vjet nga protesta e 29 shtatorit, Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

schedule17:16 - 29 Shtator, 2020

schedule 17:16 - 29 Shtator, 2020

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar dyvjetorin e protestës “më të madhe të Kosovës së pasluftës.”

Në një postim të tijin në Facebook, Kurti shkuan se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”

“Sheshet ‘Skënderbeu’ e ‘Ibrahim Rugova’ si dhe bulevardi ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: ‘Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej ‘shkëmbim territorial’, herë ‘razgraničenje’, e herë ‘korrigjim kufiri’ me ‘kompromis të dhimbshëm”, shkruhet në postim.

“Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova,” përfundon postimi. s.b/abcnews.al/

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, September 29, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!