Në dhjetor 2017, ura e Drojës pranë Mamurrasit në Kurbin, u shemb nga prurjet e shumta të lumit.
Për gati një vit, banorët u izoluan. Sot dy vite pas rindërtimit, kjo urë rrezikon të njëjtën gjë, shembjen.
“Përmbytje e madhe, ura është rrezik, por edhe shtëpitë tona janë në rrezik”, shprehet një prej banorëve.
Shirat e fundit, kanë nxjerrë në pah edhe njëherë problemet në ndërtimin e saj.
Këmbët e urës kanë pësuar gërryerje ndërsa mbrojtëset janë shkatërruar. Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar.
“Më rrezikshmja është se rrezikohet të shembet ura e mbi lumin Drojë, e cila është bërë para 3-4 vitesh. Anësoret janë gërryer nga reshjet dhe rrezikohet që të shemben këmbët e urës”, u shpreh ai.
Ata kërkojnë nga shteti që të ndërhyjnë pasi nuk duan të izolohen sërish./abcnews.al/