Dy vite në parlament, për çfarë do mbahen mend opozitarët e rinj?

schedule15:38 - 7 Korrik, 2021

schedule 15:38 - 7 Korrik, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj 

Selami Jenishehri e festoi ditëlindjen e tij të 80-të ndryshe nga pensionistët e tjerë. Fati i buzëqeshi të jetë deputet. Por në fund të aventurës së tij politike, konkluzioni për kolegët e tij ishte ky.

“Këta deputetë janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e popullit shqiptar”, ka thënë ai.

Ka bindjen se kjo e mërkurë nuk ishte e fundit për të si deputet.

“Askush nuk e din që Selami Jenishehri kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë nuk do të jetë pas shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë, meqenëse 100% do të përsëriten zgjedhjet”, thotë ai.

Majlinda Halilaj nuk e kishte menduar ndonjëherë se përballja me kamerat në foltoren e Parlamentit do ta emociononte aq shumë sa ky fjalim në tetor të 2019. Megjithatë ajo është e kënaqur për kontributin e dhënë.

“Besoj se kam punuar shumë për tu mbajtur mend”, ka thënë ajo.

Artur Roshi nuk është kompleksuar nga fakti që u quajt tradhtar nga demokratët.

“Unë skam qenë tradhtar asnjë ditë”, është shprehur ai.

Ralf Gjoni është i sinqertë kur pranon se askujt nuk do t’i mungojë ky parlament.

“Nuk i vjen keq askujt që nuk do të jemi më në parlament. Unë do të mbaj fjalën time të fundit sot”, shprehet ai.

Socialisti i Vlorës, Fate Velaj në fund të mandatit të tij në Parlament, projektin e tij politik e sheh në institucionet ndërkombëtare.

“Unë kam qenë gjithmonë në politikë. Kam qenë në politikën Europiane dhe nuk do të thotë se të mos jesh në sallën e parlamentit nuk merr pjesë në politikë”, ka thënë Velaj.

Në këtë mënyrë u përmbyll edhe kjo legjislaturë Parlamentare, e para që pas një procesi zgjedhor u riformatua në vitin 2019, duke sjellë në Parlament 40 ligjvënës të rinj, shumë prej të cilëve marrëdhënien me politikën e nisën ditën që i’u kërkua të marrin një mandat./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!