Dy viktima nga atentati në Laç, Kreshnik Tusha i dyshuari kryesor

schedule10:45 - 31 Maj, 2020

schedule 10:45 - 31 Maj, 2020

Një atentat i mirëfilltë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Kurbinin.

Në një hotel ëshë qëlluar Bujar Hasani nga Laçi, i cili ndërroi jetë në vend. Hasani njihet si miku i Ervis Martinajt. Ndërsa u qëllua dhe në drejtim të Paulin Gjergjit nga Shkodra, që vdiq nga plagët e marra këtë mëngjes në spitalin e Traumës. I dyshuari kryesor për këtë atentat është një 21 vjeçar që nga shpëmbim i zjarrit është plagosur në këmbë. Kreshnik Tusha 10 minuta pas atentatit shkoi vetë në spitalin e Kurbinit.

Prej andej u nis drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në përplasjen me armë dyshohet që të kenë marrë pjesë dhe persona të tjerë.

Mes kësaj ngjarjeje dhe vendosjes të tritolit pranë Hotelit të familjes të Ervin Matën ka një koncidencë. Të dyja ndodhën afërisht në të njëjtën orar. Ndaj lindin dyshime të arsyeshme se mes grupit të Martinajt dhe Matës kanë rinisur përplasjet.

Gazetari Ahmet Zani tha për “ABC News” se ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e kësaj ngjarje. Por mësohet se pranë lokaleve të tjera janë sekuestruar disa kamera të sigurisë që mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!