Dy viktima në pak orë, rritet numri i viktimave në Greqi

schedule22:40 - 21 Maj, 2020

schedule 22:40 - 21 Maj, 2020

Dy viktima të reja janë konfirmura në Greqi duke e çuar në 168 numrin e viktimave. Ndërkohë janë konfirmuar vetëm tre raste të reja me koronavirus duke e çuar në 2853 numrine të infektuarve.

Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras dy vdekje të reja gjatë këtyre orëve të fundit, duke e çuar në 168 numrin total të viktimave nga koronavirusi.

Ndërkohë sipas statistikave në Greqi rezulton se mosha mesatare e të vdekurve është 76 vjet, 49 ishin gra dhe 94% e të gjithë të vdekurve kishin një sëmundje themelore. Deri më tani, në Greqi janë kryer 144.078 teste laboratorike./abcnews.al