Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga zero në legjenda: Dy shqiptarët që po çmendin industrinë e motorëve e pasanikët

schedule11:46 - 7 Janar, 2026

schedule 11:46 - 7 Janar, 2026

Nga Londra, në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, vjen historia frymëzuese e Gazmend dhe Bujar Muharremit, dy vëllezër shqiptarë që kanë kthyer një pasion rinor në një biznes unik ndërkombëtar.

Auto Fabrica, kompania e tyre e specializuar në ndërtimin artizanal të karrocerive dhe motoçikletave me porosi, sot është një emër i njohur në botën e dizajnit dhe mjeshtërisë së motorëve.
Gjithçka nisi thjesht, në një garazh në vitin 2011, si një ide për të ndërtuar një motoçikletë që nuk ekzistonte në treg dhe që vetë ata nuk mund ta përballonin financiarisht. Por ajo që dukej e pamundur, u kthye në mision jete. Në vitin 2012, në Londër, lindi zyrtarisht Auto Fabrica, fillimisht një projekt i vogël, personal, që me kalimin e kohës la të fliste vetëm puna.

“Auto Fabrica është më shumë se punë, është identitet dhe mënyrë jetese,” shprehet Gazmendi. Çdo projekt konceptohet, dizajnohet, prototipohet dhe prodhohet nga zero, tërësisht me dorë, pa manuale apo formula të gatshme. “Vështirësia më e madhe është fakti që gjithçka nis bosh. Duhet menduar, dizajnuar, testuar dhe ribërë disa herë,” tregojnë vëllezërit.



Sot, pas 13 vitesh në tregun britanik, Auto Fabrica numëron 26 prototipe të pashoqe. Pas lançimit të Type 1, bazuar në Kaëasaki, pasoi Type 2 mbi Yamaha, me një qëllim të qartë: të ndërtohej një motoçikletë që bashkon estetikën me funksionalitetin. Vlerësimet për punën e tyre nisën të përhapen në mbarë botën, duke i bërë të njohur për stilin dallues, dizajnin dhe imazhin unik. Blerës të motorëve të tye unik të punuar totalisht në mënyrë artizanale janë kryesisht persona të pasur e “të fiksuar”, mes të cilëve dhe yje të kinemasë botërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!