Dy vëllezër goditen për vdekje nga rrufeja

schedule21:41 - 4 Gusht, 2018

schedule 21:41 - 4 Gusht, 2018

Dy vëllezër, rreth të 60-ave, kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjes nga rrufeja ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Juuka të Finlandës, teksa dy viktimat po përpiqeshin të përgatisnin saunan e tyre.
Trupat janë gjetur nga e motra e cila doli menjëherë jashtë banesës së saj pas zhurmës së shkaktuar nga rrufeja. Fillimisht ishte goditur një pemë pranë tyre e cila e kishte reflektuar elektricitetin e rrufese tek një shtyllë tensioni, që si pasojë u ka shkaktuar dhe vdekjen dy vëllezërve. Finlanda po përjeton një mori rrufesh ditët e fundit, shkak për këtë është bërë ndryshimi i motit nëpër të gjithë vendin./abcnews.al