Dy vatra aktive në Kukës, ushtria dhe zjarrfikëset në terren për të shuar flakët, pritet ndërhyrja me helikopter

schedule10:40 - 8 Gusht, 2021

schedule 10:40 - 8 Gusht, 2021

Situata e zjarreve në Kukës vijon të mbetet shqetësuese. Këtë të dielë 80 forca të ushtrisë, të shërbimit zjarrfikës si edhe të bashkisë Kukës do të angazhohen për shuarjen e flakëve në majën e Rrunës.

Kjo zonë mbetet më problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë. Koordinatori Ilmi Lisha është shprehur se situata aktuale mbetet shqetësuese.

“Momentalisht të gjitha forcat po organizohen nga bashkia e Kukësit. Kemi zjarr në pjesën e Lakuthive dhe pjesa që ka dalë mbi tunel që po drejtohet tek qafa e Kumbullës. Gjithashtu pritet ardhja e helikopterëve dhe besoj që sot mund të vendosim nënë kontroll këtë situatë. Aktualisht janë dy vatra aktive në Kukës”, tha ai.

Ndërsa kreu u bashkisë Kukës,Safet Gjici theksoi se zjarret janë qenë të shpeshta, por po punohet për të neutralizuar përhapjen e tyre.

“Kemi rreth 3-4 ditë që merremi me vatrat e zjarreve. Por maja e Rrunës është një terren shumë i vështirë. Kemi kërkuar edhe ndihmën e helikopterëve, vatra e zjarrit është izoluar, por zjarri ende vazhdon. Kemi hyrë në kontakt me drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave për të ndërhyrë nga ajri. Pasi vatra e dytë po afrohet afër staneve. Kemi pasur gati 20 vatra zjarri. Shumë të tilla janë shuar, pasi pothuasje në të gjitha njësitë kemi pasur vatra , por këto dy vatra si maja e Rrunës dhe Laku i Kungullës janë më të vështira”, ka thënë Safet Gjici.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!