Katër turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë.
Në përpjekjet e para për t’u ardhur në ndihmë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës.
Dy prej tyre janë shpëtuar, ndërsa për dy të tjerët po vijon operacioni nga ajri.
Më pas në zonë kanë mbërritur FNSH, alpinistë dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, por operacioni i shpëtimit vijon të jetë mjaft i vështirë.
Gjatë gjithë ditës është punuar për evakuimin e tyre./abcnews.al



