Ka arritur në 34 numri total i të prekurve nga koronavirusi në Itali, 27 prej të cilëve janë vetën në zonën e Lombardisë. Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar dy të vdekur në Lombardi.
Dy viktimat janë një burrë 78 vjeç dhe një grua 67 vjeçe, të cilët patën komplikacione të rënda pasi u prekën nga virusi.
Lexo edhe: SPECIALE/ Koronavirusi i afrohet Shqipërisë: Simptomat e para dhe si të mbrohemi prej tij
Autoritetet kanë mbyllur shkollat në zonën që konsiderohet si epiqendra e virusit, ndërsa janë anuluar edhe 40 ndeshje futbolli të parashikuara për këtë fundjavë.
Siç raportojnë mediat italiane, kryeministri italian është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi çdokush që ka patur kontakt me të prekurit nga virusi tani ndodhet në karantinë. /abcnews.al