Dy të rinjtë britanikë në krah të Ukrainës: Nuk u kemi thënë prindërve, do t’i bashkohemi luftës

schedule13:01 - 5 Mars, 2022

schedule 13:01 - 5 Mars, 2022

Ukraina ka mbështetjen  e botës përballë sulmeve Ruse. Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar vendimin e dy të rinjve për të udhëtuar për në Ukrainë për t’iu bashkuar luftimeve krah ukrainasve, sepse “nuk pajtohen me bombardimin e fëmijëve”, pavarësisht paralajmërimeve nga ministrat e Mbretërisë së Bashkuar se ata mund të shkelnin ligjin nëse shkonin për të luftuar.

Të rinjtë britanikë kanë bërë me dije se janë të gatshëm për betejë dhe pse nuk kanë përvojë ushtarake, që të përballen me ushtarët rusë. Ndër të tjera mësohet se dy të rinjtë nuk i kanë njoftuar prindërit e tyre në lidhje me këtë vendim nga frika se do të përpiqeshin të ndryshonin mendje.

Britanikët që kanë vendosur të bëhen pjesë e luftës janë Matt Harden, 25 vjeç, nga Liverpooli dhe adoleshenti trim Steven, nga Skocia, u takuan me një 24-vjeçar algjeriano-australian, pas një bisede që kishin bërë në internet.

Pas bisedave mes tyre, ata krijuan planin për t’u bashkuar me legjionin ndërkombëtar. Ata vendosën të bashkohen me luftën për të mbrojtur Ukrainën pasi panë se si vendi u granatua nga forcat ruse të Vladimir Putin, raporton Mirror.

Ndërkohë 24 vjeçari identiteti i të cilit mbetet i fshehtë është shprehur se është i vendosur që të shkojë në vijën e parë të luftës. Ndërkohë Ukraina ka hequr dorë nga kërkesat për viza për të huajt që hyjnë në vend, në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër ushtrisë ruse./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!