ABC News po ndjek të gjithë lëvizjet dhe hyrje-daljet ne spitalin Infektiv në Tiranë duke raportuar në kohë reale gjithçka ndodh pranë këtij spitali.
Siç raporton për ABC News Glidona Daci, gjatë orëve të paradites është sjellë me autoambulancë në spitalin infektiv një e moshuar.
Më pas edhe një tjetër autoambulancë ka sjellë pranë këtij spitali një djalë të ri i cili ka simptomat e Covid-19.
Rreth orës 14.19 min janë është parë se autoambulanca ka sjellë pranë Infektivit edhe 2 persona të tjerë ndërkohë që në këtë spital po marrin trajtim 57, persona 2 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.
Spitali Infektiv është vendosur si spital Covid 1 ku trajtohen vetëm personat e infektuar me koronavirus.
Zyrtarisht janë konfirmuar 146 persona të infektuar nga Covid-19 ku 5 prej tyre kanë humbur jetën./abcnews.al