Luka Modric zgjati bashkëpunimin me Real Madrid për një tjetër vit, teksa presidenti Florentino Perez ka nxjerr në merkato dy lojtarë ofensivë. Mesfushori kroat do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e “Los Blancos”.
35-vjeçari, i cili është pjesë e Realit prej vitit 2011, ndihet i lumtur për rinovimin, emocion që e shpreh me anë të një postimi në rrjetet sociale. “I lumtur dhe krenar që do të vazhdoj të vesh fanellën e klubit më të mirë në botë“.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur të heqin dorë nga Gareth Bale dhe Eden Hazard. Të dy lojtarët ofensivë nuk bëjnë pjesë në planet e së ardhmes dhe Reali shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e tyre. /abcnews.al