Dy “skifterët” shqiptarë i “thyejnë” banesën kampionit italian, situata u del jashtë kontrollit dhe i vënë flakën shtëpisë

schedule15:16 - 24 Janar, 2022

schedule 15:16 - 24 Janar, 2022

Dy shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe ish-futbollist të njohur italian.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve është mënyra se si dy shqiptarët do të kryenin grabitjen. Mësohet se të arrestuarit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë.

Banditët teksa tentonin të hynin në dhomën ku Rivera mbante kasafortën, i kanë vënë flakën shtëpisë pa vullnetin e tyre. Pasi nxitimthi morën disa sende me vlerë, atyre u desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan. Por sapo kanë dalë nga shtëpia ata kanë rënë në prangat e policisë e Trevit.

Ata me vete kishin arritur të marrin vetëm një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore që iu dha ish- djaloshit të Artë të futbollit italian. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 €. /abcnews.al/