Dy shqiptarët nga Kosova në ndihmë të njerëzve në SHBA nga pandemia

schedule15:30 - 19 Maj, 2020

schedule 15:30 - 19 Maj, 2020

Genc Rrahmani është rritur në Kosovë po ai gjithmonë  ka ëndrruar që një ditë të jetonte në New York.

“Mendoja që në SHBA është një vend me shumë para”, u shpreh Genci.

“Kam pasur gjithmonë dëshirë të punoja pa u lodhur, të kisha mundësinë të hapja një biznes, dhe gjithashtu të krijoja një familje të bukur”.

Genci u zhvendos në Manhattan dy vjet më parë dhe gjërat për të kishin filluar të rregulloheshin, shkruan New York Times.

Vëllai i tij më i madh, Genti, punon mbikëqyrës ndërtimi dhe e ndihmoi vëllanë e tij të fillonte  punë si  roje , në lagjen Greenwich Village.

 

 

Në muajin shkurt, ëndrra e Gencit për të hapur biznesin e tij u plotësua dhe vëllezërit Rrahmani tashmë kishin biznesin  e tyre G’s Café”, një kafene në Upper East Side.

Por mesa duket momenti kur ata vendosën të bënin inagurimin e biznesit të tyre nuk ishte momenti i duhur. Gjashtë javë pasi ishte hapur , “G’s Café” u mbyll për shkak të pandemisë, raporton abcnews.al

Kjo nuk ishte puna që mendonte se do të kishte kur filloi; kjo nuk ishte jeta që kishte ëndërruar.

Megjithëse ai gjeti një mënyrë për të realizuar diçka edhe në këtë situatë. Punëtorë të tjerë ndërtesash që janë  cilësuar (thelbësorë) që nga muaji mars iu bashkuan gjithashtu  thirrjes së tij.

Ndërkohë që qyteti ishte në izolim rojet , hidraulikët e punonjësit e tjerë të mirëmbajtjes janë kujdesur për mijëra pallate në New York.

Nga ndërtesat e mëdha, te pallatet kooperativë të shtresës së mesme në Queens, tek komplekset e strehimit publik, kanë nevojë për ta më shumë se kurrë. Kështu që ata vijuan të punojnë.

Ka nga ata që janë mbyllur në shtëpi nga frika e koronavirusit dhe ka të tjerë si Genci, që shkojnë përtej detyrës.

Sipas sindikatës (unionit) së tyre, SEIU 32BJ, deri në 12 maj, mbi 230 nga 35,000 anëtarët e seksionit të pallateve të banimit kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 39 kanë vdekur nga COVID-19, raporton abcnews.al

Disa punonjës të ndërtesave do të kishin preferuar pushimin nga puna, raporton abcnews.al

“Po të më kishin thënë, ‘dëgjo po të heqim nga puna, do marrësh asistencën dhe do të kesh përfitimet sociale’ do ta kisha pranuar menjëherë”, thotë Joseph Gramble, baba i divorcuar i dy adoleshentëve që punon si roje në 1225 Park Avenue.

Mirëpo, ajo që tremb disa roje ka frymëzuar disa të tjerë .

Genc dhe Genti Rrahmani, për shembull, kanë rihapur “G’s Café” në javët e fundit dhe kanë vendosur të marrin një iniciativë së bashku.

 

Ata kanë filluar të shpërndajnë kafe dhe ëmbëlsira nga dyqani i tyre dhe ua çojnë personelit të emergjencës, falas. Kjo përpjekje është sponsorizuar pjesërisht me donacione nga “Metropolitan Building Managers of New York”, një grup mbikëqyrësish e menaxherësh të ndërtesave.

Një ditë nga këto, ishin duke i dërguar mëngjesin infermierëve dhe mjekëve në Spitalin Mount Sinai Kravis të Fëmijëve. Bashkë me ushqimet ata dhuruan  edhe një thes me lodra për pacientët e tyre të vegjël.

“Nuk e bëjmë për para”, thotë Genci.

“E bëj për veten time, për kënaqësinë e zemrës sime. Sepse e dimë se çfarë do të thotë të jesh një punëtor thelbësor  dhe këta njerëz janë duke punuar për të gjithë ne. Jo vetëm për mua apo për ty, por për këdo”. /abcnews.al