Dy shqiptarë të arrestuar, detaji i ri që zbuloi policia greke në plantacionin me 5 mijë rrënjë kanabis

schedule09:59 - 26 Shtator, 2022

schedule 09:59 - 26 Shtator, 2022

Një plantacion me 5052 rrënjë kanabis u zbulua më 15 shtator në një sipërfaqe prej 40 hektarësh në Olimp dhe nga hetimet e fundit të prokurorisë rezulton se në veprimtarinë e jashtëligjshme janë përfshirë edhe gra.

Oficerët e policisë vlerësojnë se përveç dy shqiptarëve që kanë arrestuar në momentin e bastisjes, në plantacion ka pasur edhe shumë persona të cilët janë zhdukur duke u arratisur nëpër shtigje dhe shkëmbinj të panjohura.

Prania e grave rezulton nga veshjet e grave dhe sendet higjienike të gjetura në kampin që kishin ndërtuar autorët dhe i ngjante.

E gjithë kjo tregon se në këtë zonë jetonin apo vinin e shkonin shumë njerëz. Nga ana tjetër, nevojitej një numër i madh njerëzish, jo vetëm për kultivimin dhe kujdesin e sipërfaqes së gjerë ku u përhap plantacioni, por edhe për shpyllëzimin e saj. Prodhimi nga mijëra pemë hashash do të arrinte në 11 tonë kanabis, shitja e të cilit do të sillte rreth 30 deri në 40 milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!