Dy shqiptarë në skenën e Sanremos, violinçelisti tregon si Ardit Gjebrea e bashkoi me Anna Oxën

schedule11:00 - 14 Shkurt, 2023

schedule 11:00 - 14 Shkurt, 2023

Kohët e fundit, shqiptarët nëpër botë po korrin gjithmonë e më shumë sukses. Pak ditë më parë, u zhvillua në Itali Festivali i njohur i muzikës, Sanremo dhe padyshim pjesë e garës ishin edhe dy shqiptarë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Anna Oxa dhe violinçelistin Iljard Shaba, të cilën performuan së bashku dhe i lanë italianët ‘pa fjalë’.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Iljardi ka treguar se ishte Ardit Gjebrea ai që e bëri bashkë me Annën dhe u krijua ky bashkëpunim i suksesshëm.

Ai theksoi se Sanremo i shërbeu për t’u njohur në Itali dhe të krijojë kontakte me artistë të famshëm. Sakaq, Iljardi zbuloi që shumë shpejt do të publikojë edhe një bashkëpunim me një artist italian.

“Tregu italin muzikor, të paktën për brezin tonë është si një ëndërr, sepse me atë muzikë jemi rritur dhe është si diçka shumë e bukur që të arrihet. Kështu që shpresoj të më shërbejë si trampolinë Sanremo për të pasur evente edhe në të ardhmen.

Kam aktualisht një projekt me një këngëtar italian që e njoha në Sanremo. Besoj që do e bëj publike së shpejti.

Unë dhe familja ime jemi rritur me muzikën italiane. Edhe jam frymëzuar shumë. Edhe nëse nuk do isha në skenë për më tepër si publikë aty, dmth është diçka e magjishme. Për më tepër mua mu dha mundësia për të shkelur në skenë, është diçka shumë e magjishme.

Komentet pas perfomancës ishin pozitive, pasi mënyra se si e ushtroj unë instrumentin e violinçelit është diçka shumë e veçantë, pasi në Itali nuk ka. Ishte një risi.

Ftesa erdhi përmes Ardit Gjebreas. Ai i dha një sugjerim Annës, duke qenë se ishte në kërkim të një artisti që të bënte duetin gjatë mbrëmjes së cover-ave që e quajtën ata. Dhe Anna duke qenë dëshira e saj ishte të shfaqesh sa më e veçantë në performancat e saj dhe u puqëm bashkë. I dha kontaktet e mia menaxheres së Annës dhe më pas folëm vetë me Annën”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!