Dy shkolla te reja, nje nente vjecare e integruar me kopesht dhe nje gjimnaz kane nisur te ndertohen ne zonen e “Don Boskos” ne Tirane. Kryebashkiaku Erion Veliaj inpektoi punimet qe po kryhen.
“Jam shumë entuziast që kemi filluar dy fronte të jashtëzakonshme pune: një front është ai për shkollën e mesme ‘Kristo Frashëri’ dhe fronti tjetër ai për shkollën 9-vjeçare ‘Vaçe Zela’. Janë dy fronte pune që do të prodhojnë dy shkolla me oborr të përbashkët dhe mjedise ndoshta më cilësoret për arsimim në qytetin e Tiranës. I ka hije Tiranës që për 100 vjetorin e saj si Kryeqytet të ketë këto dy godina, të cilat po ndërtohen në një zonë që deri dje konsiderohej fundi i botës, kurse sot është shumë afër me qendrën e Tiranës”
Shkollat parashikohet te jene gati vitin e ardhshem dhe ne to pritet te marrin mesime rreth 1500 nxenes.
“Më vjen mirë për 1500 fëmijë që do të frekuentojnë këto mjedise mësimore sepse do të ndjekin kopshtin aty që në moshën 5 vjeçare, deri sa të mbarojnë gjimnazin, e do të arsimohen në një nga ambientet më cilësore e të sigurta të Tiranës. Ne po përgatisim pjesën e infrastrukturës, ndërkohë që bashkë me Ministrinë e Arsimit do të bëjmë përgatitjet për stafin mësimor, që semestrin e dytë të vitit tjetër apo ndoshta për një pjesë edhe më herët, të kemi mundësi të bëjmë një transferim nga shkollat që janë të mbingarkuara”
Nderkohe Bashkia e Tiranës ben te ditur Veliaj do ti ofroje mundësi familjeve të reja të marrin shtëpi në zona me akses nëpër shkolla, kopshte apo çerdhe. Muajin e ardhshem bashkë me Entin Kombëtar të Banesave do të hapë thirrjen për 1000 kredi të buta./abcnews.al