Dy duele mes dy kampionëve anglezë, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, do të zhvillohen. Këtë gjë, e ka konfirmuar promotori i Joshua, Eddie Hearn. Ky i fundit ka folur për SkySport, ku u shpreh: “Po bëjmë progres shumë të mirë në negociata.
Gjithsesi, ka ende shumë gjëra për t’u marrë në konsideratë. Nuk dimë se kur dhe ku do të zhvillohen këto duele, për shkak të situatës ku ndodhemi dhe që e dimë të gjithë”.
Tyson Fury nuk e ka ndërprerë për asnjë moment stërvitjen e tij, ndërsa sfida e fundit ishte ndaj Deontay Wilder, në shkurt të këtij viti, ku e fitoi duelin. Ndërsa Joshua, u ndesh me meksikanin Andy Duiz, në dhjetor të 2019-ës, duke marrë “hak” për humbjen e pësuar në ndeshjen e parë./abcnews.al
BREAKING: Anthony Joshua has reached an agreement with Tyson Fury on a two-fight deal, says promoter Eddie Hearn.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 10, 2020