Dy serbë me koronavirus në anijen “Diamond Princess” në Japoni

schedule12:32 - 25 Shkurt, 2020

schedule 12:32 - 25 Shkurt, 2020

Dy shtetas serbë,janë konfirmuar si mbartës të koronavirusit. Ata ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes “Diamond Princess” që është bllokuar në Japoni.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë për mediat serbe se dy nga njëmbëdhjetë shtetasit e tjerë serbë, anëtarët ekuipazhi të anijes së  karantinuar në Yokohama të Japonisë, ishin testuar pozitivisht për koronavirusin.

Ata ka të ngjarë të qëndrojnë në Japoni për trajtim, tha sot Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar, duke thënë se Serbia po mendonte për qytetarët e saj dhe do të ofronte ndihmë maksimale.

Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt me ta dhe të gjithë anëtarët e anijes posedojnë numrat e telefonit të ambasadës në Japoni si dhe numrin e emergjencës që është në dispozicion 24 orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!