Dy rrëfime nga Rojava e Sirisë, shqiptari tregon historinë: Si shkuam dhe luftuam ISIS

schedule16:36 - 20 Shtator, 2020

schedule 16:36 - 20 Shtator, 2020

Anarkisti italian 26-vjeçar Marco Gelhat dhe 29-vjeçari shqiptar Aris përshkruajnë historinë e tyre, dëmtimet, stërvitjet dhe këngët komuniste që ata kënduan në Rojava, Siri, duke luftuar Xhihadistët.

Italiani, me nofkën Gelhat Drakon, ishte rekrutuar nga YPG, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit të milicisë kurde në Siri, ndërsa luftëtari shqiptar, me pseudonimin ARMI, ishte trajnuar me Partinë Komuniste të Kurdistanit.

Ndërsa flasin për të kaluarën e tyre të armatosur në Rojava, ata tregojnë nxitjen dhe idealizmin që papritmas i shtyu të bënin hapin e madh, duke rrezikuar jetën e tyre.

“Nuk më interesonte të bëhesha hero. Unë nuk jam hero. Edhe unë kisha frikë se mos vdisja. Por unë do të vazhdoj pasi mund të luftoj. Do të shkoja përsëri në Rosava në një moment“, thotë 26 vjeçari italian.

“Në fillim nuk kisha ide se çfarë po ndodhte atje. E dija që ISIS po sulmonte kurdët, se ajo që po ndodhte ishte e padrejtë, që ISIS, megjithëse ishte gabim, mbështetej nga Evropa dhe unë isha i kapur nga emocionet,” shpjegon Aris për “Sputnik” në Greqi, teksa bisedonin me gazetarin në një kafene në Exarchia, në orën e pushimit gjatë punës në një fabrikë ku tashmë punon.

Shqiptari jetonte me të dashurën e tij, ata bënë arritën të mblidhnin shumë para dhe të ndiheshin mirë  financiarisht.

Pak nga “vështirësitë e jetës”, “pak nga emocioni për padrejtësinë që po ndodhte atje”, Aris filloi të pyeste për dikë që ta vinte në kontakt me Rojava-n raporton abcnews.al.

“Fillimisht doja të gjeja një kontakt dhe pastaj do të shihja se çfarë do të bëja. Nuk e kisha plotësisht të qartë në kokën time”, thotë shqiptari.

Sipas Sputnik, i riu ra në kontakt përmes një mikut të tij, në mars 2015, dhe iu deshën tre muaj të vendoste. Në tetor të atij viti, Aris arriti të bënte udhëtimin drejt Sirisë.

Më të mbërritur në Rojava, Aris nuk qëndronte asnjëherë në një vend.

“Ne ishim vazhdimisht në lëvizje. Trajnimi filloi me gjimnastikë. Duhej të ishim në gjendje të shkëlqyeshme fizike, sepse po flasim për fusha, gjysmë shkretëtira. Shumë vrapim, shumë ecje, shumë stërvitje. Kam bërë rreth një javë e gjysmë stërvitje të vështirë, për të rënë në peshë. Më pas menjëherë na dërguan në front”, tregon Aris.

Trajnimin e kishte filluar një javë më vonë pasi kishte mbërritur.

“Në total, trajnimi zgjati rreth tre javë. Na thanë që nuk ka kuptim të gjuajmë thasë dhe fuçi bosh. Armiku lëviz, fshihet, manovron. Kështu që vendosën të na dërgojnë menjëherë në front për t’u stërvitur”.

Ai tregon se automatiku, së bashku me plumbat peshonte 13 kg dhe i duhet ta mbante në krahë gjithë kohën.

“Duken të vegjël kur i sheh, por kur ju duhet t’i mbani në male, në gryka dhe në shkretëtira me 50 gradë, këto 13 kg bëhen 45! Por kështu shpërndaheshin armët. Na thonin ju jeni trupmadh, merrni një automatik, se keni duar të forta.…”.

Gjatë rrugës, kurdët kishin vendosur trupat e vdekur të xhihadistëve turq.

“Unë e di se si tingëllon të nxjerrësh tre të vdekur për t’i parë. Duket barbare”, pranon Aris.

“Por në lidhje me atë që kanë bërë Xhihadistët, është njësoj si të hedhësh ujë ndaj kundërshtarit ndërsa ai të hedh tritol. Në fshatrat e turkmenëve, YPG nuk hyn, nuk prek. Ata janë vetëqeverisës. Por aty të gjithë e dinë se ata nuk prekin njeri por nëse ju bëni….do ju shpartallojmë” tregon shqiptari.

“Diskutonim se si t’i dëbonim amerikanët. Luftëtarët arabë të opozitës po luftonin me arabë që mbështesnin Asadin mes tyre. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem me ta. Politikisht ne nuk ishim dakord, por bisedonim se si do ta luftojmë ISIS dhe si do t’i dëbojmë amerikanët.”

Aris tregon se nuk qëndroi gjatë gjithë kohës në Rozava.

“Unë kisha për të shkuar dhe qëndruar aty për gjashtë muaj. Unë jam shqiptar dhe nuk mund të qëndroj jashtë Greqisë për më shumë se gjashtë muaj, sepse humbas lejen e qëndrimit. Fillova për herë të parë në tetor të ’15 dhe u ktheva në prill të ’16, më pas u ktheva përsëri në verën e ’17. E përsëri u ktheva në fillim të ’18“.

Më tej në rrëfimin e tij shqiptari tregon:

“Në vitin 2017, kushtet ishin shumë më të mira. Kishim mish të paktën një herë në javë. Kemi bërë edhe festë. Qëndruam në mal rreth 1 muaj me guerilët e PKK për stërvitje. Shumicën e kohës e kalova duke gërmuar, sepse ata jetojnë në shpella”.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët kanë shkuar në Siri për t’ju bashkuar forcave të shumta atje në luftimet mes forcave kurde dhe organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra.

Sic është bërë e ditur, në kampin “Al Hol” në Siri që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, jetojnë plot 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve që kryheshin në Siri dhe Irak.

Të gjithë shqiptarët që mbahen të izoluar në këtë kamp, kanë shkuar në Siri, për shkak se bashkëshortët dhe baballarët e fëmijëve, kanë qenë rekrutë të dy organizatave terroriste të sipërcituara.

Por tashmë Al-Nustra dhe ISIS janë asgjësuar ndërsa fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të dy organizatave kanë mbetur në një kamp që quhet “Al Hol” dhe që kontrollohet nga forcat kurde.

Pikërisht në këtë kamp jetojnë 73.000 fëmijë dhe gra nga shumë kombe, ku veç shqiptarëve, ka dhe kosovarëve e shqiptarë nga Maqedonia.

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!