Në Kavajë një ditë më parë janë konfirmuar dy rastet e para të personave të prekur me COVID 19. Ato ishin pjestar të një familje babë e bir, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv ku po marrin shërbimin e duhur mjeksor.
Gazetari i Abc News Leonidha Musaj këtë të premte në një lidhje direkte nga lagjia numër 5 në Kavajë ku banojnë edhe dy të konfirmuarit me koronavirus bën me dije se në këtë lagje dhe jo vetëm nuk ka asnjë lëvizje.
Ndër të tjera gazetari raporton për abcnews.al se deri më tania asnjë nga familjarët e dy të infektuarve nuk ka shfaqur simptoma dhe vijojnë të jenë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë që bashkia dhe spitali në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë marrë masat e duhura duke bërë dizinfektimin e rrugëve dhe lagjeve të qytetit./abcnews.al

