Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i personave të prekur

schedule20:06 - 24 Mars, 2020

schedule 20:06 - 24 Mars, 2020

Në Kosovë këtë të martë janë konfirmuar dy raste të reja të infektuar me koronavirus duke e çuar në 63 numrin e personave të prekur gjithsej.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, e që numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me koroanvirus.

Nga 42 mostra të testuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra kanë koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!