Dy protesta dhe një aksion simbolik në ditën e punëtorëve

schedule08:49 - 1 Maj, 2023

schedule 08:49 - 1 Maj, 2023

Bizneset e vogla të kryeqytetit dhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e një majit ditës së punëtorëve, do të protestojnë në Prishtinë. Kurse, Partia Socialdemokrate për këtë ditë organizon një aksion para Qeverisë së Kosovës.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar, do të protestojë për gjendjen e rënd të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.

Bizneset e vogla do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 09:00.

Sabudin Hasani, përfaqësues i shoqatës “bizneset e vogla”, i ka thënë KosovaPress-it se protesta do të mbahet kundër padrejtësisë dhe diskriminimit që po u bën komuna në shfrytëzimin e hapësirave publike.

Sipas tij, bizneset në këtë protestë po ashtu do të kërkojnë vazhdimin e lejeve për kiosqeve, pasi ata tash e një vit e gjysmë i kanë bërë kërkesë komunës por se ajo nuk ka përfunduar këtë proces.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!