Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy persona grabisin të riun në Vlorë, “viktimizohen” para policisë: Ai na sulmoi, jo ne

schedule10:31 - 15 Nëntor, 2021

schedule 10:31 - 15 Nëntor, 2021

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Vlorë, ky dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen e një personi dhe për kallëzim të rremë.

Në pranga kanë rënë F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë,  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i  kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh 32-vjeçarit, E. H., banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Gjithashtu, këta dy persona kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”,  shtetasit  F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë,  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i  kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!