Dy pallate 13 katësh dëme serioze, banorët: Jemi 57 familje në rrugë, askush nuk ka ardhur

schedule12:02 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 12:02 - 5 Dhjetor, 2019

Në lagjen numër 5 në Durrës disa banorë të dy pallateve 13 katëshe kishin parashikuar ditën e sotme që të dilnin në një protestë asi nuk ka ardhur asnjë ekspert për të verifikuar dëmet që kanë pësuar këto objekte.

Jashtë këtyre pallateve është vendosur një shirit sigurie që të lë të kuptosh se është i pabanueshëm si pallat.  Banorët thanë për abcnews.al se deri më sot nuk ka shkuar askush që të kontrollojë dëmet që kanë pësuar banesat e tyre.

“Nuk ka ardhur askush për të verifikuar apo për të saktësuar për dëmtimet që ka marrë pallati. Nuk dimë nëse mund të jetojmë apo j këtu. Këto ditë jemi strehuar në resortet në plazh. Ky pallat është ndërtuar në vitin 2008. Askush nuk është interesuar për këtë pallat, që ka marrë shumë dëmtime, dhe ka shumë familje që banojnë këtu. Ky pallat ka rreth 57 familje. Ka një indiferentizëm të madh nga ana e bashkisë, jemi të traumatizuar si njerëz. Aktualisht disa prej familjarëve këtu janë strehuar te familjarë të tyre, të tjerët nuk e dimë fare se si janë rregulluar”, thonë disa prej banorëve.

Pas ankesave të vazhdueshme të banorëve këtyre pallateve, ditën e sotme kanë mbërritur ekspertë të huaj, ku do të bëjnë edhe ekspertizën e tyre në këto objekte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!