Kryeministri britanik Boris Johnson po i përgjigjet mirë trajtimit për koronavirusin dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Kreu i qeverisë angleze u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv tek spitali Shën Thomas pasi simtomat e virusit ju përkeqësuan.
Një zëdhënës nga qeveria ka deklaruar se kryeministri ” mbetet klinikisht i qëndrueshëm dhe po i përgjigjet trajtimit.
“Ai po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spitalin Shën Thomas në Londër.”
Zëdhënësi shtoi edhe një herë se Johnson mbetet në humor të mirë.