“Dy muaj për të përballuar sfidën me COVID 19”, mjeku në Spanjë: Masat e marra në Shqipëri kanë dhënë rezultat

21:56 | 25/03/202021:560

Këtë të mërkurë në një lidhje direkte me Byronë Politike, nw ABC News nga Spanja mjeku shqiptar Kita Sallabanda ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e koronavirusit.

Mjeku në një bisedë me Juli Xhakoxhi është shprehur se në Spanjë numri i viktimave është 738, ndërkohë që thekson se kohët e fundit ka një lajm shpresdhënës pasi vetëm në 24 orë kanë arritur që të shpëtojnë 726 persona.

Ndër të tjera në fjalën e tij mjeku Sallabanda ka theksuar se Shqipëria nuk do të jetë një vend i rrezikuar si Italia dhe Spanja pasi i mori masat në kohë dhe nëse vijon ti zbatojë nuk do të ketë nivelet e përhapjes së madhe të koronavirusit.

Intervista e Plotë:

Juli Xhakoxhi: Informacionet më të fundit nga spanja që duhket se po kap shifrat e italisë

Kita Sallabanda: Sot në Spanjë janë shëruar 726 qyetetarë sot në çdo 23 minuta, dhe kanë ndërruar jetë fatkeqësisht 738 persona që kanë ndërruar jetë, por shifrat e para janë tregues shpresdhënes.   është hapur një spital fushor që do të shkojë deri në 5500 shtretër.

Juli Xhakoxhi: Çfarë terapie është përdorur që ka çuar në shërimin e këtyre qytetarëve?

Kita Sallabanda: Unë dëgjova doktor Piperon  që bëri një përshkrim në lidhje me të gjithë medikamenetet që ne përdorim në Spanjë, doja të shtoja se kemi filluar që të përdorim dhe kortizonikët që kanë filluar që të japin efekt dhe bashkë me antiviralet dhe antibiotikët që përdoren bashkë dhe me hidroksiklorokinën janë mjekime që po përdorim bashkë me hidrogjenoterapinë dhe po fillojnë që të kemi rezultatet. Ne do ta luftojmë këtë pandemi dhe do ja dalim.

Juli Xhakoxhi: Më përmendet kortizonikët, por Franca ka dalë në një ide që nuk duhen të përdoren dhe po ashtu nuk lejonin dhe Ibuprofenin

Kita Sallabanda: Ky është një debat shkencor i diskutueshëm, Franca ka folur për këto ministria e ashëndetsisë në spanjë nuk e ka pranuar, ne po i përdorim dhe shikojmë se po funksionojnë, në e kemi çelsin, e trajtimit të sëmundjes, por po e vëmë ne kontroll me ato që kemi kjo është e rëndësishme.

Juli Xhakoxhi: Ka filluar një tjetër debat që është fakti se po preken më shumë të rinjtë, por ka pasur viktima mes të rinjve dhe të sëmurë rëndë, por ka nga ato që e kanë kaluar vështirë. Ka ndërruar sjellje virusi apo se kemi njohur me parë?

Kita Sallabanda: 80 % e personave të sëmurë më të rëndë janë të sëmurët mbi 70 vjeç me sëmundje të tjera, dhe 20 % moshat e reja që e superojnë më mirë se ato të vjetrit, por kemi pas dhe raste që të rinjtë kanë ndërruar jetë duke treguar se nuk kanë pasur imunitet.

Juli Xhakoxhi: Bëhet fjalë për mosha të reja që vuajnë nga sëmundjet e tjera apo jo?

Kita Sallabanda: Flasim për të rinjtë që ndërrojnë jetë nga COVID 19. Sot kemi pasur dhe dy mjekë në moshë të rinj që kanë ndërruar jetë dhe pse nuk kanë pasur sëmundje të tjera. 20 % e moshave të reja që preken janë në një rrezikshmëri dhe pse kanë shumë më shumë imunitet.

Juli Xhakoxhi: Kemi një hartë të pandemisë që ka prekur hartën më të madhe të disa shteteve por ritmet e prekjes mund të jenë të përafërta në disa vende, por jo të vdekjes po të krahasojmë Italinë dhe Spanjën me Gjermaninë apo Britaninë

Kita Sallabanda: Italia dhe Spanja ishin dy vendet që sipasn mendimi tonë shkencor nuk vepruan me seriozitet. Ndërsa Gjermania është një tjetër kategori është vend i disiplinuar dhe njerëzit i respektojnë izolimin por kurba ka filluar të rritet dhe atje, dhe Britania tashmë kanë fill;uar që të shfaqen problemet e para që ka kërkuar izolimin e njerëzve. Në Spanjën e Jugut kemi një numër më të ulët të të sëmurëve dhe vdekshmëri, pasi janë temperaturat më të larta kjo është një e dhënë që na bën të mendojmë se në temperaturat mbi 26 gradë virusi nuk i reziston. Masa tona janë higjena, higjena dhe vetëizolimi.

Juli Xhakoxhi: Në Shqipëri janë ulur shumë temperaturat, është momenti që njerezit duhet të bëjnë me shumë kujdes?

Kita Sallabanda: Patjetër. Përhapja e sëmundjes në Shqipëri nuk është me ritmin e Italisë, Spanjës e Francës, masat që janë marrë ka dhënë rezultat dhe shpresoj që njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri. Nëse do të zbatohen masat atëherë në Shqipëri do të kemi një kurbë të përhapjes së sëmundjes si në vendet e Ballkanit, Si në Serbi, malin e Zi, Maqedoninë e Veriut. Nuk duhet të marrin shembullin e Spanjës dhe të Italisë.

Juli Xhakoxhi: Në rrethin e mjekëve ju keni të drejtë pyetja që bëjnë të gjithë qytetarët janë  kur mendohet se mund të marrë fund gjithë kjo

Kita Sallabanda: Po ju jap shembullin e Kinës ku pas 54 ditësh mbaroi izolimi në Ëuhan. Të paktën një periudhë 2 mujore për të përballuar këtë . Në Spanjë mendojmë se nga java tjetër është që do na bie numri i të infektuarve fitorja është kur ne të kkemi më shumë të shëruar se të infektuar

Juli Xhakoxhi: A besohet se do të kemi një medikament?

Kita Sallabanda: Është e vështirë për këtë kohë që na ngelet vetëm Spanja ka dhënë 35 mln euro por jemi akoma larg, ne nuk duhet të presim.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono