Dy muaj pas tërmetit, qeveria shpall 18 zonat ku do ndërtohen lagjet e reja

schedule13:40 - 31 Janar, 2020

schedule 13:40 - 31 Janar, 2020

Këshilli i Ministrave ka shpallur 18 zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një konferencë për shtyp, ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj teksa publikoi edhe zonat se ku do të bëhen këto ndërtime, u shpreh se ato do të bëhen duke u mbështetur tek standardet.

“Në lidhje me procesin e rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot Këshilli i Ministrave shpalli 18 zonat e reja për zhvillim. Dua ti citoj një për një”, tha Ahmetaj. Ai shtoi mes të tjerash se; “Ju garojmë se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i ka përdorur për të bërë gjithçka nga A deri tek shpallja e zonave siç i citova më lartë. Të dashur qytetarë që jetoni në zona të vështira këtu nuk bëhet fjala për të ndërtuar ‘shkel e shko’”. – u shpreh Ahmetaj.

18 zonat ku do ndërtohen lagjet e reja:

-Njësia administrative Shijak

-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin

-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë

-Njësia administrative Laç, Kurbin

-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;

-Bubq

-Fushë-Krujë, bashkia Krujë

-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone

-Në bashkinë Vorë një zonë

-Në bashkinë Kavajë një zonë

-Në Tiranë janë 9 zona për zhvillim;

-Zonën 5 maj

-Zona e ish-Uzinës së Auto traktorëve,

-Zona e Kombinatit,

-Zona e universitetit Bujqësor të Tiranës,

-Zona në njësinë administrative Balduksh,

– Zonë e re në Njësinë Administrative Ndoq,

– Zonë e re në Vaqar,

-Zonë e re në Zall Herr

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!