Dy muaj pas tërmetit: Durrsakët sorollaten nga institucionet, askush s’ka marrë bonus

schedule14:39 - 26 Janar, 2020

schedule 14:39 - 26 Janar, 2020

Banorët e Durrësit sorollaten nga institucionet dhe ende nuk ju jepet një përgjigje finale për dëmet që kanë pësuar apartamentet e tyre. Këta janë banorët e këtij pallati në rrugën Sami Frashëri të cilët prej dy muajsh nuk dinë se kujt institucioni ti besojnë. Ata thonë se inxhinierëtë e kanë vlerësuar si të pabanueshëm ndërsa në bashki nuk rezulton kështu.

Kjo banore për të qënë më e qartë pasi institucionet publike nuk po rakordohen është detyruar të marrë dhe privatisht ekspertë.

Në këtë situatë plot paqartësi me qindra banorë nuk po përfitojnë as bonusin e qirasë.

Si këta banorë në udhëkrqy janë dhe mijëra të tjerë në Durrës një pjesë e të cilëve vijojnë të qëndrojnë në hotele, të tjerë janë kthyer në banesat e dëmtuara se nuk kanë ku shkojnë dhe po rrezikojnë dhe jetën, kurse një pjesë kanë marrë banesa me qira dhe po I paguajnë vetë, pasi ende bonusi I qirase nuk ka nisur të shpërndahet./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!