Dy muaj pas shpërthimit të epidemisë, provinca më e prekur nga koronavirusi në Kinë gati të heqë kufizimet

schedule08:45 - 24 Mars, 2020

schedule 08:45 - 24 Mars, 2020

Kufizimet e udhëtimit për dhe nga provinca Hubei në Kinë do të hiqen më 25 mars.

Komisioni i Shëndetit në provincë tha të martën se do të heqë të gjitha kufizimet e udhëtimit me përjashtim të qytetit të Ëuhan-it që është edhe epiqendra e epidemisë.

Pas mesnate, njerëzit që jetojnë në këtë zonë do të jenë të lirë që të lëvizin pas mesnate. Sa i përket Wuhan-it, kufizimet për udhëtime pritet që të hiqen me 8 prill. Pas 8 prillit njerëzit do mund të lëvizin por duke ndjekur një kod shëndeti.

Qyteti ka qenë i izoluar që me 23 janar. 50 milionë banorëve ju komunikua se do të qëndronin në shtëpi dhe mund të dilnin vetëm nëse kishte ndonjë emergjencë.

Në të gjitha banesat, vetëm një person mund të dilte nga shtëpia për të blerë ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Në ndryshim nga shumë vende të tjera, hotelet, farmacitë, dyqanet e ushqimeve e biznese të tjera esenciale u mbajtën hapur në Ëuhan, ndërsa biznese të tjera u urdhëruan që të mbyllen. /abcnews.al/